Të shpërndarë nëpër botë dhe duke jetuar në rajone me kontekste shumë të ndryshme shoqërore, politike, ideologjike dhe fetare, myslimanët e shekullit XXI mbështeten në këtë të kaluar të lavdishme duke e rishpikur atë çdo ditë. Po shfaqen mënyra të reja të të qenurit në botë, qytetarë të rinj myslimanë në mbarë globin. Interpretime të reja, praktika të reja dhe individë të rinj po dalin çdo ditë ose janë në kërkim të identiteteve të reja. Islami i sotëm synon mbi të gjitha të shprehet dhe të paraqitet ashtu siç është në të vërtetë: njëkohësisht i përulur, i fortë dhe i hapur ndaj botës — duke iu kundërvënë forcave që përpiqen t’i izolojnë myslimanët ose t’i treten ata në një globalizim pa formë.