Kur Profeti i Islamit vdes, në vitin 632 të erës së krishterë, katër kalifë e pasojnë në krye të shtetit të ri që po zgjerohet me shpejtësi. Ata quhen “të udhëhequrit mirë”. Veprimet e tyre do të kenë ndikim konkret në praktikat e shumta të Islamit sot. Ishin ata, të parët, që filluan një punë thelbësore mbi shpalljen e transmetuar nga Profeti: të mbetur pa udhëheqës, iu drejtuan tekstit dhe filluan interpretimet e para të tij.